Shqipëria po e bën realitet Korridorin 8, projektin që do ta lidhë Shkupin me Tiranën! Pamje nga aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë

TË FUNDIT

Republika e Shqipërisë po e bën realitet Korridorin 8, projekt ky që pritet të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, e posaçërisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Së fundmi, autoritetet shqiptare kanë publikuar pamje nga aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, ku shihet se punimet po zhvillohen në mënyrë intensive.

Ky korridor do të shtrihet nga portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, përmes Tiranës dhe Strugës në Maqedoninë e Veriut, do të vazhdojë deri në Sofje, të Bullgarisë.

Ndërtimi tunelit të gjatë 5.8 km mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ta shkurtojë kohën e udhëtimit mes dy vendeve, konkretisht nga Struga deri në Qafë Thanë për 9 km, dhe më tej nga Struga deri në Tiranë për rreth 20 km.

Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e një autostrade me 6 korsi në Maqedoninë e Veriut dhe një rruge interurbane me katër korsi në Shqipëri.