Agjencia për kontroll të ushqimit në Shqipëri sot ndaloi hyrje të gjithsej 387.1 tonë mish të importuar nga Brazili, Kanada dhe Qiproja.
234.5 tonë mish janë kthyer prapa në vendin e prejardhjes dhe 152.6 tonë mish janë në proces të kthimit.
Gjatë kontrollit në portin e Durrësit, inspektorët për ushqim konstatuan se mishi nuk është i sigurtë për konsumim.
Në kumtesën e Agjencisë për Ushqim thuhet: “Janë kthyer prapa në vend të prejardhjes pesë dërgesa nga 107.240 tonë mish derri me prejardhje nga Brazili, dy me peshë prej rreth 53 tonë me destinacion të fundit në Kosovë, si dhe 74.946 tonë mish derri me prejardhje nga Kanada. Sasia tjetër, e cila është në proces të kthimit është mish derri dhe viçi dhe fileto pule me prejardhje nga Brazili dhe nga Qiproja”.
Kohëve të fundit Agjencia shqiptare për Ushqim kryen kontroll rigoroz të mishit, pasi që tregtarët importojnë mish që është problematik për konsumim. Gjithashtu inspektorët për ushqim po kryejn kontroll të madh të thertoreve në Shqipëri.
