Shqipëria mposhtet nga Polonia

TË FUNDIT

Shqipëria pëson një humbje me pasoja në “Air Albania”. Kuqezinjtë dorëzohen përballë Polonisë në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat dhe u vendos nga një rast i vetëm ndërsa tifozët e pranishëm prishën edhe më shumë festën duke hedhur sende në fushë çka solli dhe ndërprerjen e ndeshjes disa minuta.

Sfida nisi mirë për ne ku në minutën e 9, kemi mundësinë e parë të mirë me Manaj që përfiton nga një gabim i Polonisë gjuan por topi shkon te Uzuni që nuk kordinohet mirë për të gjuajtur.

Miqtë tentojnë të tregohen të rrezikshëm në goditje standarde dhe në 3 korne të njëpasnjëshme i afrohen golit dhe ne jemi me fat.

Në minutën e 25’, Bare ka një mundësi i asistuar nga Hysaj por gjuajtja e tij shkon lart mbi traun e portës. Në minutën e 29’, Lewandowksi merr një top në zonë dhe godet por gjuajtja e tij bllokohet fatmirësisht nga Veseli.

Loja bëhet më e egër dhe më e fortë sidomos në mesfushë por pjesa e parë mbyllet pa gola.

Fraksioni i dytë vijon të jetë shumë i luftuar dhe në 58’, Reja vendos të hedhë në fushë fatsjellësin dhe bomberin e deritanishëm, Armando Broja.

Ndërkohë që ekipi kuqezi tërhiqet disi duke i lënë terren Polonisë, këta të fundit kanë një rast të mirë në 72’ pas një gabimi të Bares por fatmirësisht Berisha është i vëmendshëm dhe nga goditja e këndit tifozët hedhin disa sende në fushë me arbitrin që merr shënim.

Gjithsesi ndeshja vijon dhe polakët janë ata që rrezikojnë më shumë dhe në 78’, Swidwerski i sapo futur në lojë, na ndëshkon pas një krosi nga e djathta me gjuajtjen e tij që thyen Berishën. Goli nervozon tifozët të cilët hedhin sërish sende në fushë dhe arbitri francez, Turpin që tërheq skuadrat nga fusha e lojës.

Për gati 10 minuta skuadrat qëndrojnë në dhomat e zhveshjes dhe më pas arbitri vendos t’I rikthejë por me paralajmërimin se edhe një shishe tjetër të hidhet, do ta ndërpresë ndeshjen përfundimisht.

Minutat më shumë janë ankth dhe kaos sesa lojë me raste dhe ndeshja mbyllet 1-0 me fitoren e Polonisë që merr edhe vendin e dytë në Grup teksa Anglia barazoi 1-1 me Hungarinë në “Wembley”./Ora News/.