Kombëtarja shqiptare në futboll sot arriti sukses historik. Pas fitores si mysafire me Armeninë prej 0:3, Shqipëria zuri pozicionin e dytë në tabelë në grupin e saj kualifikues, që e shpie drejtpërsëdrejti në Kampionatin Evropian në Francë vitin e ardhshëm.
Pas disfatës prej Serbisë para disa ditëve, ky triumf ktheu optimizmin tek tifozët shqiptarë anembanë botës, të cilët veçmë po përgatiten për të vërshuar Francën dhe për të përkrahur kombëtaren në paraqitjen e saj të parë në eurokampionat të futbollit.
Sonte në të gjitha qytetet të banuar me shqiptarë, jo vetëm në Ballkan po kudo në botë, kremtojnë tifozët e kombëtares. Vetura me flamuj nëpër rrugë dhe kremtime spontane, po ashtu po ndodhin anembanë Maqedonisë.
