Shqipëria i mbyll klubet e natës dhe diskotekat, për mosrespektim të masës gjobë prej 25.000 euro

TË FUNDIT

Për shkak të numrit të madh të të infektuarve me Kovid-19 në Shqipëri  mbyllen klubet e natës, diskotekat, baret dhe çdo lloj  i veprimtarisë shërbyese   nga kjo natyrë në ambient të mbyllur ose të hapur, përveç restoraneve.

Për ata të cilët  nuk do ta respektojnë masën është parashikuar  dënim prej tre milion lekë ose rreth 25 mijë euro dhe ndalesë njëvjeçare për punë.

Në të gjitha objektet e veprimtarisë shërbyese, gjithashtu,  ndalohet muzika pas orës 20, ndërsa për mosrespektim është parashikuar dënim në para prej  një milion lekë dhe ndalesë gjashtëmuajshe për kryerje të veprimtarisë.

Siç ka informuar Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë  dhe mbrojtjes sociale,  në konferencën e sotme për shtyp, Qeveria e ka sjellur këtë vendim me propozim  të Komitetit nacional të ekspertëve,  prejse është vlerësuar se këto mjedise janë bërë vatra të Kovid-19.

“Siç kemi informuar  çdo ditë, Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të të sëmurëve me Kovid-19. Kjo gjendje nëpër të cilën kalojmë  kërkon zbatim të ashpër të rregullave të sigurisë dhe protokolleve. Çdo mosrespektim i masave, ndikon mbi shëndetin e të gjithëve. Virusi nuk zgjedh se kë e godet.  Ai ndikon mbi të gjitha moshat dhe përhapet shpejtë, kur njerëzit atë e lejojnë”, deklaroi Manastirliu në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo shtoi se është konstatuar që pas lehtësimit të masave këto mjedise  janë shndërruar në vende për tubime të të rinjve, ku respektimi i masave dhe protokolleve  tërësisht janë injoruar, duke i shndërruar në vatra potenciale të infeksionit.

“Për shkak të asaj Qeveria solli vendim, prej sot ta ndalë këtë sfidë të rregullave të vendosura për parandalim të pandemisë, që të zvogëlohet numri i infeksioneve, të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe jeta e atyre që janë më të dobët mes nesh. E kemi thënë dhe nuk do të lodhemi duke e përsëritur: prioriteti ynë numër një është ta  mbrojmë jetën e qytetarëve. Duke e marrë parasysh  vetëm këtë prioritet, do t’i ndërmarrim  të gjitha masat e domosdoshme”, porositi Manastirliu.

Prejse i citoi, shifrat e fundit zyrtare  të djeshme të 4.090 personave të infektuar, 2.311 të shëruar, 112 të vdekur dhe 1.667 aktivë të sëmundjes, me theks të veçantë të rritjes së atyre të cilëve u nevojitet  shërim spitalor, ministrja  tha, i lut  të gjithë t’i respektojnë masat dhe protokollet,  deri në zbulimin e vaksinës për armikun e rrezikshëm dhe të paparë.