Për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, veçanërisht atyre të cilëve iu nevojitet mjekim spitalor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, informoi se është hapur spitali i tretë për Kovid.
Pacientët e parë me Kovid-19 janë pranuar mbrëmë, pasi plotësisht janë përmbushur kapacitetet në të dy spitalet e kovid, Klinikës Infektive dhe spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët shqiptarë se asnjëherë nuk e ka ndalur dhe nuk do ta ndalë punën, me qëllim që të gjithë që kanë nevojë tu ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.
“Si edhe gjithnjë ju lusim: Të gjithë bashkë të përpiqemi që të shmangim përhapjen e infeksionit, duke i respektuar masat”, qëndron në fund të kumtesës së Ministrisë.
Dje ishte regjistruar rekord i ri negativ prej 319 të sapoinfektuarve ose 21 për qind e të testuarve, si dhe numri më i madh i të hospitalizuarve ose 301 persona.
