Shqipëria gjunjëzoi Lihtenshtejnin

TË FUNDIT

Shqipëria ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 në testin miqësor me Lihtenshtejnin, një provë e cila vlen më shumë për të parë gjendjen fizike të lojtarëve.

Kuqezinjtë kanë dominuar për 90-të minuta, dhe kanë shënuar tre herë.

Sulmi kuqezi ka qenë mjaft mirë mbrëmjen e sotme, ku kanë shënuar Broja në pjesën e parë, Asani sapo nisi pjesa e dytë dhe Ernest Muçi i cili “mbylli” ndeshjen me golin e tretë.

Një test mjaft pozitiv, ku ranë në sy forma mjafte e mirë e Mitajt, Gjasaulës, Arbër Hoxhës, Broja dhe sinjale mjaft të forta, Muçi po ashtu.

Edhe pse kishim përballë një skuadër nën nivelin e kombëtares tonë, kuqezinjtë e vlerësuan maksimalisht, për të bindur trajnerin Silvinjo që secili prej tyre e meriton atë fanelë për të qenë pjesë e listës në Euro 2024.