Shqipëria fillon me vaksinimin kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Vaksinimi kundër koronavirusit fillon sot në Shqipëri, theksoi kryeministri Edi Rama.

“Lajme të mira. Fillon vaksinimi kundër Kovid-19”, shkroi Rama në profilin e tij në Fejsbuk.

Hollësirat e procesit të vaksinimit akoma nuk dihen.

Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 500.000 doza të vaksinës së prodhuar nga Fajzer dhe BioNTeh.

Rama më 1 janar, bazuar në planin e vaksinimit, tha se 10.750 dozat e para të vaksinës do të arrijnë në Shqipëri në javën e tretë të muajit, ndërsa edhe 30.250 doza të tjera në muajin shkurt.

Disa ditë më parë, ai vizitoi stadiumin “Ejr Albania” së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Stadiumi do të shërbejë si qendër e parë për vaksinim.