Ka përfunduar me rezultatin 0-0 sfida mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja ka qenë e qetë nga të dy skuadrat dhe nuk ka pasur shumë raste konkrete.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare arriti një barazim të vlefshëm edhe në sfidën me Moldavinë, duke marrë një pikë, e cila e kualifikoi në fazën tjetër të “Euro 2024”.
Përballja e mbrëmjes së sotme vendosi se Shqipëria do të mbetet kryesuese në grupin E.
