Shqipëria e dyta për nga numri i kërkesave të azilit në BE

TË FUNDIT

Shqipëria është në vendin e dytë sipas aplikuesve të azilit, menjëherë pas Sirisë, njoftuan mediumet shqiptare duke iu referuar Zyrës evropiane për azilkërkues.

Sipas të dhënave të zyrës, Shqipëria ka 18 aplikues në 100.000 banorë.

“Në muajin prill dhe maj ka ulje të kërkesave për azil, por numri i tyre është rritur sërish në qershor. Në raport theksohet se në korrik ka pasur 505 aplikacione, nga të cilat 366 ishin për herë të parë. Në krahasim me qershorin, ka 171 aplikacione më shumë, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri është tre herë më i vogël”, njofton televizioni Ora njuz.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka ulje për 72 për qind, që është pasojë e kufizimit të lëvizjeve për shkak të koronavirusit dhe mbylljes së kufijve.

Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 75 për qind e shqiptarëve të cilët kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian janë të moshës nën 34 vjeçare. vt/fb/