Të shtëna me armë zjarri në Kurbin.
Një 55-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të fshatit Sanxhak.
Mësohet se viktima po lëvizte me makinën e tij kur është qëlluar për vdekje.
Shërbimet e Policisë në Shqipëri kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Sipas uniformave blu, viktima është shtetasi me iniciale P.Rr./vizionplus
