Shqipëri/ Të ulur këmbëkryq, deputetët e opozitës protestojnë në oborrin e Parlamentit

TË FUNDIT

Teksa mbahet seanca plenare, disa nga deputetët e opozitës e përjashtuar kanë mbërritur në oborrin e jashtëm të Kuvendit.

Sapo kanë mbërritur janë ndeshur me rezistencën e Gardës, me të cilët janë përplasur në përpjekje për të hyrë në ambientet e Parlamentit.

I pranishëm, deputeti demokrat Flamur Noka ka thënë se i përjashton vetëm vota e qytetarëve dhe askush tjetër.

Flamur Noka: Edhe ne si deputetë atë mision kemi. Për të na përjashtuar na përjashton vetëm vota e qytetarëve. Nuk na përjashton dot askush.

Në seancën e sotme janë parashikuar për t’u diskutuar disa projektligje, mes të cilëve edhe ai për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”./tvklan.al