Në Shqipëri vazhdojnë mospajtimet rreth reformës zgjedhore, mes shumicës qeveritare dhe opozitës jashtë parlamentare, prejse socialistët pas marrëveshjes së arritur më 5 qershor, kërkuan ndryshime kushtetuese me të cilat me kodin e ri zgjedhor hiqen koalicionet zgjedhore.
Rreth këtyre ndryshimeve marrëveshje mbrëmë arritën deputetët e pushtetit dhe opozitës parlamentare në takim me kryeministrin Edi Rama, që ka vijuar pas takimit të tij me ambasadoren amerikane Juri Kim.
Me atë, siç deklaroi Rama, janë siguruar 84 vota të cilat nevojiten për votim të reformës zgjedhore, që është një nga 15-të kushtet për fillim të negociatave me BE-në, në çka sërish ashpër kundërshtohen nga opozita jashtë parlamentare.
Në deklaratë të përbashkët për mediat, opozita e bashkuar vlerëson se “një ndryshim i njëanshëm kushtetues me të cilin ndalohen koalicionet zgjedhore është në kundërshtim me dy marrëveshjet politike për zgjedhjet, nga 14 janari dhe ai i 5 qershorit.
“Kjo është dëshmi për plan diabolik të Edi Ramës, së pari të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, të përqeshen partnerët tanë strategjik, SHBA dhe BE, pastaj vetëm një javë më vonë të hiqet marrëveshja me ndryshimet njëpalëshe kushtetuese, të cilat ndalojnë koalicione si subjekt zgjedhor, qëndron mes tjerash në reagimin e përbashkët të opozitës së bashkuar.
Në ndërkohë kryeministri Rama përmes një publikimi në Tuiter i bëri thirrje opozitës të mos e bojkotojë seancën e sotme pasdite të Këshillit politik të obliguar për reforma zgjedhore dhe të përfshihet në “dialogun trepalësh”.
“Sot në orën 17:00 do të takohet Këshilli politik. E përsëris apelin për opozitën jashtë parlamentare të mos e bojkotojë Këshillin politik dhe ta vazhdojë dialogun së bashku me opozitën parlamentare, për risitë kushtetuese”, shkruajti Rama në Tuiter.
Për kthim të ndryshimeve kushtetuese opozita parlamentare lufton për lista të hapura të kandidatëve në zgjedhje. Pakicat edhe këtë herë brohoritnin me kërkesën me kodin e ri zgjedhor të garantohen vendet e deputetëve për to.
