Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri informon se gjatë 24 orëve, janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë vetëm 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Nga atje shtojnë se sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive në 8 javët e fundit.
Ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar 4 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i qytetarëve të shëruar shkon në 654 qytetarë ose 75% e të gjithë të prekurve.
Në Shqipëri deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 ,872 qytetarë./TV21
