Shqipëri, regjistrohen 597 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, informoi se në 24 orët e fundit nga 2501 testime të realizuara, 597 persona kanë rezultuar pozitivë me korona virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

122 persona në 24 orët e fundit janë shëruar nga virusi korona, ndërkaq 11 paientë kanë humbur betejën me Covid-19.