Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar me Covid-19 dhe janë konfirmuar 13 raste të reja, duke e çuar në 946 numrin total të të infektuarve. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.
Nga 946 rastet, prej tyre, rreth 76% janë të shëruar. Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin./21Media
