Shqipëri, përplasen makinat, 1 i vdekur 2 të plagosur. Njëra makinë nga Maqedonia e Veriut

TË FUNDIT

Dy makina janë përplasur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, dhe përpasojë ka ndërruar jetë një person ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç,  banues në Elbasan,  është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç,  banues në Tiranë,  i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve” informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.