Shqipëri, pas shkatërrimit të selisë së PS-së, reagon kryeministri Rama

TË FUNDIT

Mesditën e sotme pasi që protestuesit sulmuan dhe shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama në rrjetin social Facebook shkruan: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë”.