Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha më 6 tetor do të nisin protestat. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë, pas dënimit të deputeti Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u dënua sot me një vit burg nga Gjykata e Apelit, për kallëzim të rremë.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë, kryedemokrati Sali Berisha tha se Edi Rama me këtë vendim i hapi luftë opozitës dhe paralajmëroi përshkallëzim.
Ndërkohë, në një lidhje direkte me emisionin “Quo Vadis” deputeti Edi Paloka tha se tashmë veprimet duhet radikalizuar.