Shqipëri, opozita do të kërkojë nga presidenti Meta ta shpërndajë Parlamentin

TË FUNDIT

Lideri i forcës më të madhe opozitare shqiptare, Partisë demokratike, Lulzim Basha, në pyetjen e gazetarëve nëse do të kërkojë nga presidenti Ilir Meta shpërndarje të parlamentit, tha se e përshëndetë çdo nismë “që i shkurton ditët e së keqes dhe sa më parë të ndodhë kjo, është më mirë për qytetarët e vendit”.

“Shqetësimi im kryesor do të jetë kujdesi i shqiptarëve dhe me atë rast nuk do të kursej asnjë thirrje të nevojshme. Po të mbaheshin zgjedhjet, rruga e së keqes do të ishte shkurtuar, Sa më shpejtë, aq më mirë për secilin. Detyrat janë caktuar dhe unë si kryetar i opozitës do ta bëj atë deri në fund. Është i mirëseardhur dhe e përshëndes çdo hap që i shkurton ditët e këqija”, tha Basha.

Tezën për shpërndarjen e Parlamentit e plasoi një nga aleatët më të rëndësishëm në opozitën e bashkuar, Partia republikane.

Lideri i partisë dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se presidenti Meta  duhet ta shpërndajë parlamentin nëse deputetët e hedhin poshtë dekretin për kodin zgjedhor.

“Nëse parlamenti nuk e shqyrton dekretin për heqje të ndryshimeve të njëanshme në kodin zgjedhor të bëra nga Rama me shkatërrim të konsensusit të arritur më 5 qershor dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të drejta, do të kërkojmë që presidenti ta shpërndajë parlamentin. Presidenti qartë dhe publikisht, në vazhdimësi deklaronte se do ta shpërndajë parlamentin nëse shkelen kushtetuta dhe standardet zgjedhore, kështu që në pajtim me kompetencat e tij kushtetuese presidenti duhet ta ndërmarrë këtë hap”, tha Mediu.

Shtoi se nga liderët e tjerë të partive në opozitën e bashkuar tashmë kërkoi nga presidenti Meta të sjellë vendim për atë.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama e porositi presidentin Meta “sa më urgjentisht ta nënshkruajë apo kthejë kodin zgjedhor që të fillojë të zbatohet”.