Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri e tejkaloi shifrën e dymijë personave

TË FUNDIT

Me 52 rastet e sapodiagnostifikuara me Kovid-19, në 24 orëshin e fundit, në Shqipëri numri i të infektuarve e tejkaloi  shifrën prej dymijë persona.

“Në 24 orëshin e fundit janë  testuar 328 raste të dyshimta,  me ç’rast  rezultat pozitiv   kanë 52 prej tyre, kryesisht raste të reja, si dhe kontakte  me personat tashmë të infektuar. Me atë shifra e tërësishme e të infektuarve është rritur  në 2.047 persona. Në të njëjtën kohë  në listën e të shëruarve janë regjistruar 36 qytetarë ose 1.195  persona të sëmurë”, ka informuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Dje pasdite betejën me virusin e rrezikshëm e humbi  edhe një pacient, me çka  numri i tërësishëm i të vdekurve është 52 persona.

Aktivë me sëmundjen janë 807 persona,  kryesisht në Tiranë  janë 374, Durrës 152 dhe  në Shkodër 124  të sëmurë aktiv.

Sipas Ministrisë, përveç trendit të rritjes së rasteve të reja rritet edhe numri i personave  për të cilët  i domosdoshëm është shërimi shtëpiak,  në të cilën janë  81 pacientë, prej tyre 1  në terapi intensive.

Ministria e përsërit apelin për respektim të ashpër të rekomandimeve,  mbajtje të distancës fizike dhe higjienës personale, mbajtja e maskave mbrojtëse dhe  shmangia e  tubimeve grupore.

Nga fillimi i pandemisë në vend janë bërë  24.020 teste./MIA