Shqipëri, mjekja Zyliha Kraja humbi betejën me Covid-19

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare kirurgia e njohur shkodrane Zyliha Kraja. Ajo nuk e fitoi betejën me Covid 19, prej të cilit ishte infektuar prej disa javësh dhe orët e fundit i kishte kaluar në intubim.

Edhe pse prej vitesh kishte dalë në pension, mjekia kirurge serish ka vijuar te kontribuojë në spitalin rajonal  të Shkodrës në repartin e Kirurgjisë.

Mjekia Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.