Mijëra qytetare janë mbledhur sot para Kryeministrisë dhe institucioneve tjera qeveritare në Shqipëri. Protestuesit nga Tirana dhe disa qytete, janë në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tyre për rritjen e cmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve.
I gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur nga nga qindra qytetarë, në një protestë kombëtare e cila prej ditësh zhvillohet para zyrës së kryeministrit në Tiranë dhe në rrugët kryesore të qyteteve të tjera.
Po sot u mblodh bordi kombëtar për administrimin e karburanteve, i cili ne dy muajt ne vazhdim do përcaktojë çmimin me të cilin do të shitet nafta në të gjitha pikat e karburanteve, me qëllimin për të bërë transparencë dhe për të ndaluar abuzimin.
Ne vendimin e pare qe mori Bordi, vendosi qe te pakten per 24 oret ne vijim, cmimi i karburanteve do te jete 217 leke per liter, rreth 60 leke per liter më ulet sesa ajo qe ishte ne treg.
Kjo është dita e katërt që qytetarët protestojnë në Tiranë ku nuk kanë munguar edhe incidentet pasi qytetarët kanë tentuar të bllokojnë rruget dhe kjo ka sjelle ndërhyrjet e policisë dhe shoqërimin në komisariat të shumë protestuesve.
