Shqipëri, mbetet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për Aldo Baren

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë në Shqipëri la në fuqi dënimin me burg për jetë për ish-kreun e bandës së Lushnjes Aldo Bare.

Në vitin 2017 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë konstatoi parregullsi në procesin ndaj Bares duke kthyer çështjen në Gjykatën e Lartë për shqyrtim.

Në dhomën e këshillimit, gjyqtaret Ilir Panda, Sokol Ngresi dhe Ervin Pupe kanë lënë në fuqi vendimin e vitit 2012 të Gjykatës së Apelit për krime të rënda që mbyll në qeli përjetë Aldo Baren.