Shqipëri, katër raste të reja me COVID-19

TË FUNDIT

Në Shqipëri në 24 orët të fundit janë testuar 246 persona të dyshuar dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë.

Sipas statistikave të ministrisë së Shendetësisë në Shqipëri shkon në 880 numri i personave të infektuar me Covid-19, numri i të shëruarve shkon në 682 pacientë dhe 31 të infektuar kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive./TV21