Shqipëri, Juri Kim: Reformat gjyqësore në Shqipëri nuk do të jenë të lehta, por janë të domosdoshme

TË FUNDIT

Pasi me ndërmjetësimin e saj partitë në Shqipëri janë dakorduar dhe tashmë i votuan reformat zgjedhore, ambasadorja amerikane Juri Kim, sot tha se duhet të rrumbullaksohen reformat gjyqësore, që “nuk do të jenë të lehta, por janë të domosdoshme”.

Në publikimin në Tuiter, ambasadorja Kim thotë se disa ëndërrojnë se Byroja nacionale për hetime (BKH) i ashtuquajtur FBI, asnjëherë nuk u krijua dhe shpresojnë që drejtësia nuk do realizohet asnjëherë, por kjo nuk do të ndodhë.

“Disa duket se po ëndërrojnë që BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) nuk do të krijohet asnjëherë dhe shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Më vjen keq që ju zgjova nga gjumi juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet. Reforma gjyqësore nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e domosdoshme dhe ne duhet të ecim përpara, ka shkruar ambasadorja Kim.

Deklarata e ambasadores vijon pasi Partia Demokratike opozitare akuzoi zëvendës drejtoreshën e përgjithshme të policisë Aida Hajnaj, e cila kandidohet në funksionin njeriu i parë i Byrosë se është involvuar në një nga skandalet më të mëdha të policisë shtetërore, lirin e Naser Gashit,  njeri i kërkuar për kontrabandim të drogës.