Shqipëri, Jozefina Topalli regjistron partinë e re

TË FUNDIT

Partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim regjistrohet në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës. Grupi nismëtar i Lëvizjes për Ndryshim përbëhet nga Jozefina Topalli, Adela Kryqziu, Evald Serriqi dhe Najada Selmani.

Në vendimin e gjykates thuhet se: Partia “Lëvizja për Ndryshim” është një organizatë politike e pavarur, e ndërtuar si bashkim vullnetar të shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, me qëllim që të ndikojë në jeten politike të vendit, pëer demokratizimin dhe zhvillimin e tij, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në organet e zgjedhura të pushtetit.

Grupi nismëtar/ anëtarët themelues i përbërë nga znj. Jozefina Topalli, znj. Adela Kryeziu, z.Evald Serreqi, znj. Najada Selmani, të cilët në cilësin e antëraëve  të Grupit Nismëtar, në bazë të Ligjit Nr. 8085 datë 17.02.2020 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, përfaqësojnë këtë organizatë politike  deri në zgjedhjen e organeve vendimarrëse të saj  sipas statusit.  Sipas vendimit Nr 6.  të mbledhjes së parë të marrë nga grupi  nismëtar është  miratuar znj. Jozefina Topalli me cilësinë e përfaqësueses  politike të forcës politikt” Lëvizja për Ndryshim”.

Burimet financiare të partisë përbëhen nga kuotizimet e anëtarësisë , nga granti që jep buxheti  i shetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike që njeh ligji për partitë politike , ndihma dhe dhurata nga antarët dhe përkrahësit e LN,  si dhe nga çdo burim tjetër jo publik që autorizon ai.

Emri i plotë i partisë është partia “Lëvizja për Ndryshim”dhe inicialet e saj janë LN. Selia e partisë  është në qytetin e Tiranës, me adresë: rruga “Lidhja e Prizrenit”, nr 8, Tiranë.Partia mbështetet në parimet e demokracisë liberale, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut./oranews