Shqipëri, incidenti pranë Covid-3, Manastirliu: Të gjithë shëndosh e mirë, puna në spital nuk është cënuar

TË FUNDIT

Një zjarr ka rënë paraditën e kësaj të shtunë në ambientet e spitalit Covid-3 në Shqipëri. Mësohet se zjarri ka rënë nga një rezistencë ngrohjeje në zyrat e administratës të spitalit. Zjarrëfikësit kanë vënë menjëherë zjarrin nën kontroll, ndërkohë më parë kishin dalë jashtë mjekët dhe pacientët. Persona të lënduar nuk ka.

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka shkuar në vendin e ngjarjes. Para gazetarëve Manastirliu tha se zjarri ku ka rënë nuk përdorej për shtrirjen e pacientëve, por vetëm për administratën.

“Janë mbi 70 pacientë në spitalin Covid-3. Dua ta saktësoj se nuk janë prekur, nuk janë afektuar nga ky incident asnjëri prej tre pavijonave. Zjarrfikësit kanë ardhur në kohë dhe janë duke bërë gjithë investigimin për të kuptuar shkaqet”, tha Manastirliu.

Zjarri krijoi panikë te pacientët dhe stafi mjekësor, por pas normalizimit të situatës gjithçka është kthyer në normalitet.