Gjendet pas 3 ditësh kërkime trupi i Arjan Sales, roja i sigurisë që punonte tek një qendër tregtare në Tiranë.
33 vjeçare u fut të mërkurën në magazinën e qendrës tregtare me synimin për të shpëtuar disa punonjës të tjerë të izoluar aty pas rënies së zjarrit.
Mirëpo teksa ka ndihmuar punonjesit, vetë Arjan Sala për fat të keq nuk doli dot i gjallë nga magazina.
Forcat zjarrfikëse e nxorën trupin e Sales mëngjesin e kësaj të shtune ne orën 01:40 pas 3 ditësh kerkime.
Ndonëse zyrtarisht do ta konfirmoje mjekësia ligjore, trupi i gjetur në magazinë i përket rojës së sigurisë sepse nuk kishte asnjë tjetër që mungonte në apel nga punonjësit e qendrës tregtare.
Të mërkurën pasdite magazina e qendrës tregtare afër terminalit të autobusëve në hyrje të Tiranës u përfshi nga një zjarr masiv./vizionplus
