Shqipëri, gjendet i vdekur në rrugë një 66-vjeçar

TË FUNDIT

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë në qytetin e Durrësit. Tutje Policia ka thënë se gjatë konstatimit të trupit të viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

“Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media