Shqipëri, dy efektivë të lënduar gjatë protestës para kryeministrisë

TË FUNDIT

Dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së sotme të opozitës para kryeministrisë.

I lënduar mbeti edhe një protestues, i cili mori flakë në momentin e hedhjes së molotovëve në derën e kryeministrisë.

Protesta kombëtare e thirrur nga PD zgjati rreth një orë e gjysmë.

Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, të cilat u shuan menjëherë.

Ndërkohë protestuesit u përplasën edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë.