Vazhdojnë protestat në Shqipëri për vrasjen e Klodian Rashës nga ana e një efektivi policie. Edhe sonte protestat në Tiranë janë shoqëruar me trazira. Pasi policia ka hedhur gaz lotësjellës, protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugica. E megjithatë edhe policia ka vazhduar t’i ndjekë pas.
Protestuesit gjatë marshimit, kanë hedhur kapsolla dhe dhe kanë shkatërruar tabela dhe kosha.
