Shqipëri, 93 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Shqipërisë nga 420 testime të realizuara, 93 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar gjashtë persona të shëruar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

Tiranë-62, Shkodër-6, Gjirokastër-4, Durrës-3, Pukë-3, Korçë-2, Mirditë-2, Tropojë-2, Malësi e Madhe-2, Krujë-1, Fier-1, Lezhë-1, Kavajë-1, Rrogozhinë-1, Berat-1, Tepelenë-1.

Ndërsa 4 persona kanë humbur betejën me virusin korona.