Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
Tiranë-38 , Berat-12, Durrës-6, Shkodër-4, Elbasan-4, Vlorë-4, Krujë-3, Kukës-3, në Urën Vajgurore-2, Përmet-2, Lezhë-1, Mirditë-1, Gjirokastër-1, Bulqizë-1 dhe Himarë-1.
Në Shqipëri gjatë 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.
Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
