Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 të vdekur dhe 2.670 raste të tjera me koronavirus.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 244.182 dhe numri i të vdekurve në 3.292.
Në gjithë vendin janë shëruar 2.152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216.785.
Aktualisht raste aktive janë 24.105, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.
