Shqipëri, 4 të vdekur dhe 153 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 847 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19, 153 persona janë konfirmuar pozitivë me virusin korona.

Tiranë-61, Korçë-20, Durrës-12, Shkodër-11, Vlorë-9, Elbasan-8, Lezhë-6, Mirditë-6, Kavajë-3, Malësi e Madhe-3, Kurbin-2, Tropojë-2, Mat-2, Maliq-2, Krujë-1, Fier-1, Has-1, Berat-1, Përmet-1 dhe Kuçovë-1.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë njoftojnë se betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit e kanë fituar 130 pacientë.

Ndërkaq 4 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.