Shqipëri, 3 viktima dhe 17 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.639 testime të realizuara, 17 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Nga atje informojnë se për 24 orë janë shëruar 1.107 pacientë, ndërkaq 3 pacientë nuk kanë mundur që të fitojnë betejën me Covid-19./TV21