Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 870 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19, 156 persona janë konfirmuar pozitivë me virusin korona.
Tiranë-63, Elbasan-13, Dibër-9, Lezhë-8, Lushnje-8, Fier-7, Vlorë-7, Shkodër-4, Kukës-4, Berat-4, Gjirokastër-4, Kurbin-3, Librazhd-3, Fushë-Arrëz-3, Has-2, Kavajë-2, Malësi e Madhe-2, Bulqizë-2, Pukë-1, Rrogozhinë-1, Kamëz-1, Pogradec-1, Selenicë-1, Peqin-1, Gramsh-1, dhe Skrapar-1.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, 24 orët e fundit ka regjistruar 62 pacientë të shëruar nga korona virusi. Ndërkaq dy pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.
