Shqipëri, 18 raste të reja me koronavirus

TË FUNDIT

24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të infektuarve me koroanvirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 191 testime kanë rezultuar pozitiv 18 persona. Të infektuarit janë 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës,në ndërkohë janë shëruar 6 qytetarë.

Deri më sot në Shqipëri janë konfirmuar 898 qytetarë pozitiv me COVID-19 në të gjithë vendin.