Shqipëri, 151 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 824 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19, 151 persona janë konfirmuar pozitivë me virusin korona.

Tiranë-71, Kavajë-12, Fier-10, Elbasan-9, Shkodër-8, Durrës-5, Lushnje-5, Divjakë-4, Fushë-Arrëz-4, Gramsh-4, Berat-3, Librazhd-3, Sarandë-3, Kukës-2, Gjirokastër-2, Krujë-1, Korçë-1, Has-1, Mallakastër-1, Kamëz-1 dhe Pogradec-1.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë në 24 orët e fundit ka regjistruar 80 pacientë të shëruar. Ndërkaq tre pacientë kanë humbur betejën me virusin korona.