Shqipëri, 126 raste të reja me Covid-19, 4 të vdekur

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë të Shqipërisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Repubikës së Shqipërisë kanë realizuar 504 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilët 126 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.


Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tiranë-74, Kavajë-9, Shkodër-9, Durrës-6, Krujë-4, Mirditë-4, Vlorë-4, Korçë-3, Lezhë-3, Vau i Dejës-3, Tropojë-2, Elbasan-1, Kamëz-1, Lushnje-1, Pogradec-1 dhe Sarandë-1.

Gjatë 24 orëve të fundit 45 pacient janë shëruar nga korona virusi.

Ndërsa 4 pacient kanë humbur betejën me Covid-19.