Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë kryer 1 mijë e 967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Tiranë-222, Shkodër-38, Durrës-24, Krujë-21, Vlorë-21, Berat-20, Kukës-18, Kuçovë-15, Elbasan-15, Librazhd-14, Lushnje-11, Korçë-10, Përmet-10, Malësi e Madhe-10, Gramsh-10, Pogradec-9, Kurbin-8, Kavajë-8, Skrapar-8, Fier-6, Mat-6, Dibër-5, Peqin-5, Tropojë-4, Lezhë-2, Sarandë-2, Bulqizë-2 dhe Devoll-1.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12 mijë e 203 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 12 qytetarë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar./21Media
