Shqipëri, 108 raste të reja dhe 3 viktima nga korona virusi

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar edhe 3 viktima të reja nga koronavirusi.

Gjithashtu nga 477 teste të kryera u regjistruan 108 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tiranë-49, Durrës-11, Kavajë-11, Fier-9, Shkodër-7, Krujë-3, Kurbin-3, Tropojë-3, Berat-3, Mallakastër-3, Peqin-2, Korçë-1, Vlorë-1, Tepelenë-1 dhe Shijak-1.

Është rritur dhe numri i të shtruarve dhe ata në terapi intensive ku numërohen 126 të shtruar, 22 në terapi intensive dhe 12 të intubuar.