Vlera e Shportës minimale sindikale për shtatorin e vitit 2020 është 33.621 denarë.
Siç njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), nga elementet të cilat e përbëjnë shportën, në ushqim dhe pije bëjnë pjesë 14.064,5 denarë, në vendqëndrim 1. 788,99, në higjienë 23.79,82, në transport 2.466,69, në veshmbathje dhe këpucë 2 138,02, në kulturë 1 066,79, përderisa në mirëmbajtje të shëndetit 716,20 denarë.
Duke iu referuar Entit Shtetëror të Statistikës, LSM përkujton se neto – paga mesatare në korrik të këtij viti ishte 27.231 denarë, përderisa paga bruto është 40.640 denarë. Atëherë, vlera e Shportës minimale sindikale ishte 33 265,08 denarë.
Vlera e pagës mesatare bruto dhe neto për gusht dhe shtator ende nuk është publikuar./MIA
