Shpëtohen të paktën 30 emigrantë në afërsi të ishullit grek Kretë

TË FUNDIT

Të paktën 30 refugjatë dhe emigrantë janë shpëtuar në lindje të ishullit grek Kretë, pasi anija e tyre u fundos, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Sipas informacioneve të njëjta, në anijen në të cilën ka pasur numër të panjohur të refugjatëve dhe emigrantëve, pasi ka filluat të fundoset, 12 milje detare në lindje të Kretës, një nga udhëtarët ka kërkuar ndihmë përmes numrit të Urgjencës evropiane dhe menjëherë filloi operacioni i shpëtimit të Rojës bregdetare greke, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Anijet që ishin afër shpëtuan të paktën 30 persona, ndërsa era e fortë e ndërlikon edhe më shumë operacionin e shpëtimit.