Rojat italiane të bregdetit kanë pohuar se kanë arritur të shpëtojnë 1.800 refugjatë në Detin Mesdhe. Ata ndodheshin në shtatë barka të mbigarkuara dhe ia kishin mësyrë Evropës ndërsa vinin nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Sudani dhe Siria.
Në njërën nga barkat, janë gjetur pesë kufoma, kanë njoftuar të dielën rojat kufitare. Të premten, në një aksion shpëtimi ka qenë e angazhuar edhe fregata “Schlesëig-Holstein” e Marinës Detare të Gjermanisë, transmeton Albinfo.ch.
Ajo, sipas informatave që ka dhënë vetë, ka marrë nga rojat kufitare italiane 435 persona të shpëtuar, të cilët i ka strehuar në qytetin port italian Cagliari. Bëhet fjalë për 283 burra, 130 gra dhe 22 fëmijë.
