Shpërthimi pranë një shkolle ortodokse në Rusi lë të plagosur 12 persona

TË FUNDIT

Si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale në një shkollë pranë një manastiri ortodoks në Rusi, janë plagosur 12 persona, theksuan sot autoritetet ruse.

Ata theksuan se një ish-nxënës i shkollës, i cili është 18-vjeç, dyshohet se ka shpërthyer bombën. Aktualisht ndodhet në kujdes intensiv.

“Shpërthimi ndodhi në manastirin Vladychny në Serpukhov, 105 kilometra larg Moskës”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Sipas raportimeve të mediave, motivi i mundshëm është urrejtja ndaj mësuesve dhe murgeshave.

Stafi i shkollës dhe nxënësit u evakuuan nga vendi i ngjarjes ndërsa Komiteti hetues i Rusisë ka hapur hetim për rastin.