Shpërthimi në Stamboll, Stolteberg: NATO në krah të aleatit tonë

TË FUNDIT

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shpërthimi në Turqi ishte tronditës dhe se NATO qëndron në solidaritet me aleatin e saj.

“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, shkruan Stoltenberg në twitter.

Shpërthim i fuqishëm ndodhi në rrugën Beyoğlu Istiklal pranë sheshit Taksim në Stamboll pasditen e 13 nëntorit, ku të paktën kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur 53 të tjerë. Presidenti turk Erdogan e cilësoi sulmin si terrorist dhe tha se autorët do marrin dënimin që meritojnë.