Nga SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut informojnë se për shkak të një defekti në Bllokun 1 ,për të cilin nuk kishte mundësi të riparohej derisa termocentrali ishte në funksion, mbrëmë në orën 03:00, Blloku 1 është shkëputur nga rrjeti elektrik i vendi.
Në lidhje me: Shpërthen një gyp në TEC Manastir, ndërpritet prodhimi i energjisë elektrike
Nga EMV theksojnë se kjo mbyllje vjen me qëllim riparimin e gypi të dëmtuar. Defekti pritet të riparohet deri në mbrëmje ndërkaq pritet rikthimi i plot i funksionimit të bllokut. Po punohet edhe për aktivizimin e Bllokut 2 i cili ishte në riparim dhe pritet që ky impiant të jetë në rrjet deri në fund të javës.
Në ndërkohë, SH.A. EMV njoftojnë se kanë kapacitet për të plotësuar nevojat për energji elektrike, respektivisht se kanë rezerva për raste të ndërprerjeve të tilla të shkurtra.
