Shpërthime të fuqishme tronditin Bejrutin! Izraeli vazhdon sulmet ndaj hezbollahut

TË FUNDIT

Bejruti sot u zgjua me zhurmën e dronëve që i fluturonin mbi kokë. Shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin libanez, pasi Izraeli vazhdoi sulmet ajrore si kundërpërgjigjet ndaj militantëve të Hezbollahut pasi grupi i mbështetur nga Irani kishte qëlluar ndaj Izraelit pas sulmeve të përbashkëta Izrael-ShBA ndaj Iranit.

Pamjet e filmuara nga Associated Press tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin nga periferia jugore e Bejrutit. Ushtria izraelite paralajmëroi banorët në një periferi jugore të largohen përpara një sulmi ajror në mëngjes, ndërsa shumë persona që ikin nga konflikti po e vërshojnë kryeqytetin në kërkim të strehimit.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite se Izraeli ka goditur më shumë se 250 objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë 48 orëve të fundit. Media shtetërore e Libanit raportoi se të paktën 4 persona u vranë nga një sulm izraelit që goditi një kompleks banesor në qytetin e Baalbekut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit më shumë se 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 300 janë plagosur.